Sot Kuvend, pritet miratimi i përbërjes së 2 Komisioneve të Posaçme Parlamentare për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore

Sot Kuvend, pritet miratimi i përbërjes së 2 Komisioneve të Posaçme Parlamentare për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare ditën e sotme. Në rend të dite në këtë seancë plenare janë disa miratime projektligjesh, duke nisur nga ratifikimi i marrëveshjes mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957.

Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”. Projektvendim “Për miratimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016.

Sot, pritet edhe miratimi i përbërjes së 2 komisioneve të Komisioneve të Posaçme Parlamentare për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore.

Rendi i Ditës:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 12, datë 15.2.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 10.2.2022 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”. (Neni 121 të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim/absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Relator: Saimir Hasalla Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

4. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”. (Neni 121 të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim/absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Relator: Laert Duraj Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 2

5. Projektvendim “Për miratimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. (Neni 147, pika 8 të Kushtetutës, ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 111 Rregullore Kuvendi, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Koha e votimit

6. Projektvendim “Për miratimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. (Neni 147, pika 8 të Kushtetutës, ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 111 Rregullore Kuvendi, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Koha e votimit

7. Projektvendim “Për zgjedhjen e 6 anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive”. (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 50 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit si dhe neni 9, pika 4, i ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Relatorë: Besion Ajazi dhe Ina Zhupa Koha e votimit

8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60′).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy