
Ka përfunduar pa rezultat takimi i fermerëve me dy ministret e kabinetit “Rama”: ajo e Financave dhe e Bujqësisë. Në studion e lajmeve të MCN TV, kreu i Shoqatës së Fermerëve, Eduard Sharka, tha se asnjë nga kërkesat që fermerët i kanë dërguar qeverisë nuk është plotësuar. Sharka tha se dy ministret e kanë justifikuar qëndrimin e tyre me kufizimet e buxhetit, i cili pritet të marrë sot dritën jeshile në Parlament. Ndërsa nga ana tjetër, Sharka pralajmëroi se fermerët do të vijojnë protestat.
Takimi ishte në vazhdën e premtimeve të kryeministrit. Diskutimet me ministret ishin pa rezultat, sepse ato u qëndronin treguesve të vendosur në buxhet. Ne kërkojmë transformimin e 6%, por nuk patëm asnjë të re nga ministrja e Financave. Ajo na tha se ky është buxheti dhe do të shikojmë si do të shpërndahet. Ajo që ngelet për subvencionimin e fermerëve është shumë e vogël.
Asnjëra nga pikat tona nuk u plotësua. Ministrja e Financave na tha mos merrni krahasim rajonin. Përfaqësuesit thanë që fermerët tanë me rajonin konkurrojnë.
Ne do të vazhdojmë protestat. Të kesh një qasje të tillë në raport me një sektor që jep 20% të GDP-së… Kërkesat tona janë të ligjshme.



