Zgjedhjet, Biba: Votimi dhe numërimi elektronik nuk janë zgjidhja e artë

Zgjedhjet, Biba: Votimi dhe numërimi elektronik nuk janë zgjidhja e artë

Kryetari i ri i KQZ-së, Denar Biba, mbështet depolitizimin e komisioneve zgjedhore, ndërsa lidhur me numërimin e votave ai sjell shembullin e Kosovës, ku votat numërohen direkt në qendrën e votimit. Në një intervistë për “Shekullin”, Biba thotë se prej kohësh ka kërkuar zëvendësimin e anëtarëve militantë të Komisioneve Zonale Zgjedhore dhe të Komisioneve të Qendrave të Votimit, me qytetarë të depolitizuar.

“Mendoj se faktori njerëzor është problemi kryesor i menaxhimit të zgjedhjeve në vend dhe jo mungesa e teknologjisë. Thelbësisht të politizuar dhe pa asnjë përgjegjshmëri qytetare, këta dritëshkurtër e kanë mbushur kupën. Prej kohësh kam kërkuar zëvendësimin e anëtarëve militantë të KZAZ-ve dhe KQV-ve me qytetarë të depolitizuar, siç e ka edhe bota e qytetëruar. Mekanizmat e përzgjedhjes së tyre dhe bashkësitë prej nga ku ata do të vijnë, më pas, janë teknikalitete”, shprehet Biba.

Sa i takon debateve për numërimin dhe votimin elektronik, Biba vëren se elektronika nuk është me patjetër zgjidhja e artë. Fakti që, vende shumë më të përparuara se Shqipëria, si në lidhje me demokracinë, ashtu edhe me teknologjinë, sërish vijojnë t’i organizojnë dhe administrojnë zgjedhjet përmes metodave konvencionale, tradicionale, është shumë domethënës, thotë kryetari i KQZ-së.

“Teknologjia tek ne u pa si shpëtimtare, në mungesë të besimit reciprok mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje, por nuk ka asnjë provë sot në botën e qytetëruar se besimi vjen nga teknologjia. Nga ana tjetër kjo kërkon kohë, që të paktën për zgjedhjet e 2017-s, ne nuk e kemi më”, shprehet Biba.
 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy