BE i “heq spinën” peshkimit elektrik

BE i “heq spinën” peshkimit elektrik

Europa “shuan” një nga praktikat më të dëmshme të peshkimit. Nga viti 2021, peshkimi elektrik do të jetë i ndaluar edhe në Detin e Veriut. Kjo praktikë konsiston në një sistem impulsesh elektrike që lëshohen dhe i detyrojnë peshqit të dalin në sipërfaqen e ujit, ku bëhet më e lehtë kapja e tyre.

E ndaluar në disa vende të Europës, kjo praktikë vijon ende në vendet e veriut të kontinentit të vjetër. Prej vitesh, shoqata të dryshme, me në krye ato franceze, kanë kërkuar që kjo praktikë të ndalohet me ligj.

Më 16 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimet e marra në fillim të vitit dhe e ka ndaluar peshkimin me impulse elektrike, duke hequr edhe regjimin e veçantë që e lejonte me disa kushte.

Shoqatat që kanë lobuar për ndalimin me ligj të kësaj praktike thonë se ky është një vendim pozitiv jo vetëm e qartë nga pikëpamja mjedisore, por edhe nga ajo ekonomike. Deri tani kanë qenë holandezët ata që kanë përfituar më shumë nga kjo praktikë.

Ratifikimi i marrëveshjes ka kaluar me 571 vota pro dhe 60 kundër, një shumicë dërrmuese për të miratuar rregulloren për "masat teknike" në lidhje me peshkimin elektrik. Rregulloret evropiane do të jenë zyrtarisht në fuqi që nga 1 korriku 2021, por shtetet individuale do të jenë në gjendje të ndalojnë menjëherë përdorimin e rrymës elektrike për peshkim.

Efektet e peshkimit me elektricitet janë shumë të dëmshme. Disa lloj speciesh janë zhdukur si pasojë e tij. Por ata që e mbështesin këtë praktikë, shohin rezultatet e saj fitimprurëse, për faktin se bëhet i mundur kursimi i karburantit të anijeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy