Kledi Kadiu kurorëzon dashurinë me Charlotte, dedikimi në ditën e dasmës (FOTO)

Kledi Kadiu kurorëzon dashurinë me Charlotte, dedikimi në ditën e dasmës (FOTO)

Balerini i famshëm shqiptar, Kledi Kadiu, ka kurorëzuar dashurinë me të fejuarën e tij Charlotte Lazzari. Disa foto të çiftit në ditën më të bukur u publikuan nga revista e përjavshme italiane “Gente”, në numrin e sotëm. Vetë Kadiu ka publikuar foto të ceremonisë në profilin e tij në “Instagram”.

“Faleminderit miqve që ndanë me ne këtë ditë ditë të rëndësishme, një ditë që nuk e mendoja se do të vinte. Dashuria për Charlotte-n dhe të mrekullueshmen time Lea, fjalët që kanë hapur ceremoninë, ngrohtësia e familjeve tona dhe miqve që erdhën nga larg e nga afër kurorëzuan dashurinë tonë dhe e bënë gjithçka të përkryer. Faleminderit për këtë shpërthim emocionesh që më dhuruat. Faleminderit Charlotte, je gruaja që kam dëshiruar gjithmonë dhe që më ke bërë baba të Leas”, është dedikimi që balerini i njohur u ka bashkëngjitur fotove të ditës së dasmës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy