Ky është personi që plagosi me armë përfaqësuesin tek zyra e PD: Kërkohej para 7 vitesh nga Interpol Roma

Ky është personi që plagosi me armë përfaqësuesin tek zyra e PD: Kërkohej para 7 vitesh nga Interpol Roma

Ky është Ndriçim Jonuzi, personi i cili është shpallur në kërkim pasi mbrëmjen e sotme plagosi 25-vjeçarin Bledar Okshtuni në zyrën elektorale të PD-së në Kavajë.

Kjo foto e publikuar në media është realizuar në 2014-n, në momentin kur Jonuzi u arrestua 7 vite pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Ndërsa nuk dihet ende si ka fituar lirinë.

Mësohet se ai ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë, të identifikuar si Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, kur hyri në zyrën e PD-së dhe plagosi mbështetësin Bledar Okshtuni.

Policia thotë se gjithçka nisi për një konflikt banal, por ende nuk dihen motivet e ngjarjes. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy