Bardhi: Nikolla rrëzon çdo kërkese për interpelancë, as ministrat nuk iu përgjigjen kërkesave. Balluku: Ndërhyj unë

Bardhi: Nikolla rrëzon çdo kërkese për interpelancë, as ministrat nuk iu përgjigjen kërkesave. Balluku: Ndërhyj unë

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi akuzoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla, se shkel rregulloren e Kuvendit.

Duke folur në seancën e sotme parlamentare, Bardhi tha se askush nuk mund t’i heqë opozitës të drejtat e saj.

Drupal Ad

Ju zonja kryetare shkelni rregulloren dhe e keni kthyer në rregull që rrëzoni çdo kërkesë të opozitës për interpelancë me kryeministrin.

Kjo është një shkelje flagrante e Kushtetutës. Hiq dorë nga sjellja provokuese ndaj opozitës.

Sjellja antikushtetuese është shtrirë dhe te qeveria, asnjë kërkese për informacion, anëtarët e kabinetit qeveritar nuk i përgjigjen për informacionet që kërkohen.

Unë nuk e di se kush është ministri i Financave, në seancë nuk e shohim, në aktivitet publik jo, i dërgojmë kërkesa për informacion dhe nuk përgjigjet.

Kjo e ka burimin tek sjellja juaj se kur ministrat nuk përgjigjen, duhet të ndërhyjë kryetari i Kuvendit, por kur një ministër sheh që të drejtat e opozitës shkelen nga kryetari i Kuvendit, pse duhet të përgjigjet ministri.

Në replikë ndaj tij zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi se nuk besoj se asnjë nga ministrat dhe ministritë nuk jep informacione.

E kemi detyrim ligjor dhe të gjithë ministrat apo ministritë nuk përgjigjen, në rast se keni raste konkrete ju lutem ndajeni me mua, se do e ndjek personalisht si zëvendëskryeministër.

Më dërgoni një listë të të gjitha kërkesave tuaja që kanë mbetur pa përgjigje dhe do e ndjekë zyra ime dhe do iu japë të gjitha përgjigjet, por nuk besoj se asnjë nga kolegët të ketë lënë pa përgjigje.

Nga ana e tij Bardhi shtoi se ministri i Financave ka marrë një kërkesë për informacion nga kryetari i grupit të PD dhe ka dy muaj nuk ka marrë përgjigje, ndërsa e njëjta kërkesë u bë ndaj ministrisë së Kulturës dhe u kthye përgjigja.

Sipas tij, ministrat kanë për detyrë t’i kthejnë përgjigje deputetëve dhe nuk ka nevojë që të kërkohet ndërhyrja e zëvendëskryeministres, por se është kryetarja e Kuvendit që duhet të ndërhyjë.

Ndërkohë kryeparlamentarja reagoi duke thënë se nuk ka pasur dijeni për një shqetësim të tillë dhe se është hera e parë që e dëgjon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy