Finalja/ Dede: Franca më e fortë se Argjentina. Si u bëra tifoz i Maradonës në 86-ën

Finalja/ Dede: Franca më e fortë se Argjentina. Si u bëra tifoz i Maradonës në 86-ën

Trajneri i Dinamos Nevil Dede duke folur në emisionin “Stay Tuned” në MCN TV rrëfeu se është bërë tifoz i Argjentinës në 1986-ën nga ylli i kohës Maradona. Duke folur mbi finalen Dede theksoi se Franca është më e fortë në letër, por nuk e përjashtoi një magji që mund të vijë nga këmbët e Mesit.

Në letër Franca është më e fortë se Argjentina. Argjentina e 1986 është e ngjashme me këtë të 2022-shin. Është edhe energjia që rrethon Mesi-n. Po t’i pyesësh në rrugë thonë ta marrë Mesi këtë kupë që i mungon. Futbolli është ndjenjë e madhe, duhet të bëhen bashkë 11 në fushë, të gjithë përcjellin një energji. Ndoshta kjo energjia e madhe mund ta mundë Francën, por Franca ka muskuj më tepër.  Ka një avantazh Franca, Mbapenë, ka shpejtësi më të madhe se çdo lojtar i Argjentinës. Mund ta zgjidhë ai ndeshjen vetëm. Siç mund të bëjë një magji Mesi nga krahu tjetër. E bukura do ishte të shkohej drejt penalltive, që askush të mos qahej në fund. Për herë të parë jam bërë tifoz i Maradonës, në 86-ën. Vijova me vite të jem tifoz i Argjentinës, deri kur Maradona ka lënë futbollin. Më vonë s’kam pasur ndonjë ndjeshmëri të madhe për ndonjë skuadër. Ndoshta profesioni si futbollist dhe tani si trajner s’më bën shumë tifoz. Për mua është Franca në letër, pastaj në preferencë personale është Mesi për atë që i ka dhënë futbollit botëror në 20 vjet. Në letër është Franca më e fortë, pastaj preferenca…”.

Duke dhënë një vlerësim për mënyrën se si Katari e organizoi Botërorin, Dede shprehet: 

Deri diku qëllimet u arritën, ka edhe rryma të caktuara që nuk kënaqen. Kur pranon të marrësh pjesë, duhet të shkosh atje, të zbatosh rregullat e lojës, organizimin dhe çdo gjë tjetër. Di që nuk ka pasur probleme të mëdha, pavarësisht kur u ndërtuan stadiumet është histori më vete, pastaj lufta e LGBT me disa protesta. Unë s’dua të bëhem palë dhe të mbaj një krah. Nuk është mirë kur gjykon gjëra që si përjeton në kurriz, s’më lidh gjë dhe s’është korrekte të jap një gjykim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy