Samiti/ Rama: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e NATO-s. Biden tha fjalë të mira për Shqipërinë

Samiti/ Rama: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e NATO-s. Biden tha fjalë të mira për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur përmes një postimi në “Twitter“ qëndrimet e mbajtura prej tij në Samitin e NATO-s. Ndër të tjera Rama tha se kërkoi që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Ai shtoi se vndet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehësuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën.

“Dëgjova nga Presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”, shton Rama.

 

POSTIMI I PLOTË

SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën.

Shpjegova dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj, arsyet e këtyre dallimeve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit e të nxitjes së bashkëpunimit rajonal,duke rritur ndërveprimin konstruktiv me Serbinë të BE-së dhe vendeve të NATO-s.

Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë,duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh.

Dëgjova nga Presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy