Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare regjisori dhe aktori i njohur Robert Downey

Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare regjisori dhe aktori i njohur Robert Downey

Aktori dhe regjisori i njohur Robert Downey ka ndërruar jetë të martën në moshën 85-vjeçare.

Djali i tij, ylli i “Iron Man”, Robert Downey Jr konfirmoi vdekjen e tij të mërkurën në mëngjes.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai konfirmoi vdekjen e tij ndërsa e cilësoi babin e tij si “prodhuesin e filmave më të mirë”.

“Natën e kaluar, babai ndërroi jetë në gjum pas disa vitesh luftë me Parkinsonin”, shkroi Downey Jr.

“Ai...ishte jashtëzakonisht optimist gjatë gjithë sëmundjes së tij. Sipas llogaritjeve të njerkës time, ata ishin lumturisht të martuar për 2000 vjet.”

Downey lindi më 1936 në Manhattan dhe nisi karrierën e tij si regjisor me tre filma komenti eksperimental: “Babo 73”, “Chafed Elbow” dhe “No more excuses”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy