Prindërit i morën me vete në protestën në Rinas, Kushi: Mos i privoni fëmijët nga arsimimi

Prindërit i morën me vete në protestën në Rinas, Kushi: Mos i privoni fëmijët nga arsimimi

Ashtu sikurse paralajmëruan dje një pjersë e qytetarëve që po protestojnë në Rinas i morën fëmijët me vete në tubimin e tyre duke mos i dërguar kësisoj në shkollë. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe Ministrja e Arsimit.

Nëprmjet një reagimi në rrjetet sociale, Evis Kushi i lutet prindërve të mos I privojnë fëmijët nga e drejta e tyre për arsimim.  

Jam njoftuar sot nga strukturat tona arsimore në shkollën 9-vjeçare “Rexhë Deliu” në Rinas që pjesa më e madhe e prindërve nuk i kanë sjellë sot fëmijët e tyre në mësim.

Të dashur prindër, duke vlerësuar të drejtën për të protestuar të çdo qytetari në një shoqëri demokratike, ju lutem që të mos i privoni fëmijët nga e drejta e tyre themelore për arsimim. Çdo orë mësimi ka vlerë për fëmijët tanë, prandaj duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj kam besim që nesër mësimi do të vijojë normalisht edhe në këtë shkollë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy