Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit Berisha, I cili një ditë më parë postoi në “Facebook” dneoncimin e një qytetari dixhital se në Qerret, qeveritarët po ndërtojnë pa leje në bregdet.
Sipas denoncuesit, “banoreve u behet presion pasi u thuhet se ato po behen nga Vangjush Dako dhe Lulzim Berisha”.
“Sali! Që ti mos ta dish ku bie Qerreti unë s’e besoj dot, sepse përveçse ti i di mirë edhe gjërat që bën sikur s’i di, në Qerret ke edhe shtëpine verore te Lulzimit tënd
Pra Qerreti bie në Kavajë Sali jo në Durrës, kështu që thuaji atij qytetarit dixhital, dmth vetes tënde, që me Dakon e ke kot se Dakos nuk i’a ha qeni shkopin (siç e di edhe ti që ben sikur s’e di Sal) dhe pushime të mbara në Vilën e Lalzit, aty po je në Durrësin e Dakos”, shkruan kryetari i Bashkisë së Durrësit.
Mesazhi i qytetarit dixhital postuar nga Berisha:
“Zoti Berisha, keto jane pallatet pa leje ose ne kundershtim me ligin qe po behen gjate veres 2017 ne Qerret te Kavajes. Asnje tabele per lejen. Kush po nderton, Sa kate po ndertohen etj. Keto pallate jane vetem pak metra nga bregu i detit dhe ndotin mjedisin. Ne mes te pushimeve behen punime. Banoreve pas ketyre pallateve u kane zene frymen, pas tyre ndodhen pallate me kater kate dhe u bllokohet cdo drite. Banoreve u behet presion pasi u thuhet se ato po behen nga Vangjush Dako dhe Lulzim Berisha”



