
Rrjeti social, Tuiter, ka ftuar 330 milionë përdoruesit e tij të ndryshojnë fjalëkalimet e llogarive.
Kërkesa niset nga fakti se fjalëkalimi shfaqet në brendësi të sistemit ku ruhen të gjitha fjalët kyçe.
“Nuk ka të dhëna që fjalëkalimet të jenë vjedhur. Problemi është zgjidhur”, bën të ditur rrjeti social.
Por pasi ka lëshuar apelin drejtuar përdoruesve, për Tuiterin ka nisur rënia në bursë.



