Sëmundja e pishave po dëmton qindra hektarë pyje në Gjinar

Sëmundja e pishave po dëmton qindra hektarë pyje në Gjinar

Qindra turistë të cilët zgjedhin të vizitojnë pikën turistike të Gjinarit, si arsye kryesore kanë ajrin e pastër. Por kjo duket se dalëngadalë nuk do të jetë më motivacion pasi masivi pyjor  i Gjinarit prej 4 vitesh rezulton i prekur nga sëmundja e procesionares e cila dita-ditës po shkatërron pishat.

Janë rreth 970 ha tokë pyll me pisha të infektuara. Më shqetësuese situata paraqitet në ″Fushë Kuqe″. 4 vite më parë është ndërhyrë për eliminimin e sëmundjes por duket se tani situata është rikthyer sërish serioze.

Krimbi  i cili ushqehet me gjethet e pishës krijon kushte për tharjen e saj. Administratori i Njësisë Administrative Gjinar, z.Irakli Toçi shprehet se autoritetet përkatëse janë në dijeni të këtij problemi të vazhdueshëm dhe pritet të merren masa për të ndërhyrë.

Nga ana tjetër kjo situatë ka shqetësuar edhe banorët të cilët thonë se dëmtimi i pyllit ndikon drejtpërsëdrejti tek zhvillimi ekonomik i tyre pasi një pjesë e mirë kanë biznese në zonën turistike.

Metodat teknike apo kimike që janë përdorur deri tani, nuk kanë dhënë rezultate në eliminimin përfundimtarë të kësaj sëmundjeje.

Bashkia po mendon për ngritjen e një laboratori biologjik i cili pritet të luftojë këtë sëmundje. Gjinari është një fshat i cili mbahet me turizmin dhe shkatërrimi i pyllit do të ishte fatal për shumë familje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy