Izraeli, Netanyahu drejt pezullimit të reformës në drejtësi

Izraeli, Netanyahu drejt pezullimit të reformës në drejtësi

Në Izrael, Kryeministri Benjamin Netanyahu do të flasë me kombin gjatë ditës dhe sipas mediave që citojnë burime pranë Kryeministrit, mund të shpallë pezullimin e reformës në drejtësi.

Vendimi vjen pas një nate protestash të forta në të gjithë vendin për shkak të shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, i shpallur fajtor se kishte kërkuar ndalimin e reformës.

Të hënën në mëngjes, Pesidenti Herzog i kërkoi Kryeministrit edhe ndalimin e procesit legjislativ të reformës.

Presidenti izraelit Isaac Herzog i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalojë menjëherë procesin legjislativ në lidhje me reformën e diskutueshme në drejtësi.

Mesazhi i Presidentit u dha me anë të një postimi në Twitter, duke ftuar Knesset-in, parlamentin njëdhomësh izraelit, që të vendosë qytetarët mbi gjithçka tjetër.

Për hir të popullit të Izraelit, për hir të përgjegjësisë ndaj tij, ju bëj thirrje që të ndaloni menjëherë procesin legjislativ.

Deklaratat e Presidentit izraelit erdhën pasi mijëra qytetarë dolën në rrugë të dielën në mbrëmje në qytetet kryesore të vendit, duke u kthyer për të protestuar kundër qeverisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu pas vendimit të tij për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes Gallant.

Në Tel Aviv, protestuesit bllokuan një autostradë dhe ndezën zjarre, ndërsa përleshje midis policisë dhe protestuesve ndodhën jashtë shtëpisë private të kryeministrit në Jerusalem. Ndërkohë në vend, dhjetëra kryetarë bashkish dhe kryetarë të këshillave të qarqeve kanë shpallur bashkimin e tyre në një grevë urie kundër reformës së nxitur nga qeveria.

Herzog iu drejtua drejtpërdrejt Kryeministrit, duke iu referuar edhe trazirave në vend:

Kemi parë skena shumë të vështira. I bëj thirrje Kryeministrit, anëtarëve të qeverisë dhe anëtarëve të koalicionit.

Për të mirën e unitetit të popullit të Izraelit, për hir të përgjegjësisë që jemi të detyruar, ju bëj thirrje që të ndaloni menjëherë procesin legjislativ të reformës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy