Aksidenti, Foni: Nuk ka qenë qenë defekt i mjetit, dyshohet se shoferi ka probleme shëndetësore (VIDEO)

Aksidenti, Foni: Nuk ka qenë qenë defekt i mjetit, dyshohet se shoferi ka probleme shëndetësore (VIDEO)

Konstantin Foni nga Shoqata e Transportit urban në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me aksidentin e autobusit të ‘Unazës’. Ai tha se nga kontrolli teknik mjeti nuk ka pasur defekte, ndërsa theksoi se mjetete  trasportit publik nuk janë të amortizuara.

Sipas tij, aksidenti mund tëketë ardhëur si pasojë e problemeve shëndetësore të drtejtuesit të mjetit.

Në fakt për llojin e tipit të automjetit apo vetë operatorit nuk mendoj se është një flotë me defekte, mjetet janë komfort kushteve teknike, janë të certifikuara dhe ndoshta është herët për të dalë në konkluzion. Autobusi ka qenë në korsinë e tij dhe duke u afruar në stacion duket qartë se automjeti është lënë në gjendje të lirë, ndoshta shoferi mund të ketë pas një rënie të tensionit, apo probleme me diabetin. Shoferi ka një eksperiencë prej 32 vitesh, urbani nuk funksionon me një 8 orar fiks.

Më tej ai shtoi se një problem i madh mbetet infrastruktura, ku u shpreh se 80% e korsive janë të zëna me vetura private.

Në ato pak korsi të dedikuara që ka transporti publik nuk ka pse të ndërhyhet nga këmbësorët, personat me biçikletë apo dikush tjetër. Në rastin konkret e ka marrë pesha të gjithë përplasjen e aksidentit. Në 90% të aksidenteve nuk është transporti publik që shkakton aksidentet por mosdhënia e përparësisë nga mjetet e tjera. Mungesa e infrastrukturës ne e kemi ngritur si shqetësim prej vitesh dhe kjo e bën të pamundur operimin siç duhet. Bashkia me operatorët ka një kontratë që vendosin dhe për kushtet dhe për sa kohë që ata janë brenda parametrave dhe ai është i kolauduar dhe certifikuar nuk besoj se duhet gjykuar nga ana e inovacionit. Autobusi nuk ka qenë qenë me defekt, prandaj pritet ekspertiza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy