Fillimi i gushtit ka shënuar edhe fluksin më të lartë të pushuesve nga Kosova që vijnë në Shqipëri. Vetëm në 3 orë gjatë kësaj të shtunë në doganën e Morinës kanë kaluar 11 mijë shtetas kosovar. Dogana ka ngritur traun dhe ka përdorur procedurën e përshpejtuar.



