Tafa: AKSHi është testuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, sot është një nga institucionet më të sigurta (VIDEO)

Tafa: AKSHi është testuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, sot është një nga institucionet më të sigurta (VIDEO)

Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i AKCESK në një intervistë për MCN ka folur lidhur me sulmet kibernetike të këtyre ditëve ku pre e tyre kanë rëndë dhe kompania One dhe faqja e Parlamentit. Ai u shpreh se sistemet nuk janë funksional por po punohet për rikthimin e shërbimeve, ndërsa bëri me dije se po punohet për të nxjerr një raport përfundimtar sa më parë të jetë e mundur. Sipas tij, aktori për këto dy sulme rezulton të jetë i njëjti, ndërsa theksoi se AKSHI është testuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe se nuk ka asnjë lidhje aludimi i virusit të AKSHIt me sulmet kibernetike.

Intervista:

1.Kemi informacion se çfarë po ndodh me sulmin e dytë të hakerave?

Është e vërtetë që Shqipëria që prej dy ditësh është në një sulm kibernetikë dhe më konkretisht dy institucione one dhe parlamenti janë goditur nga këto sulme si pasojë e së cilës janë shkaktuar një dëm drejt këtyre institucioneve por për të cilat po punohet nga ekspertët e autoritetit tonë dhe ata të kompanive po punojnë për rikthimin e shërbimeve në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase në mënyrë që të kalohet kjo lloj situate.

2. Dëmet e shkarkuara janë thjeshtën ekonomike, apo dëmtim të sistemit të të dhënave?

Mund të them se është shumë shpejt të bëjmë një analizë dhe raport të detajuar të situatës ku përfshihet dhe vlera financiare, por në pamje të parë ka ndodhur një sulm që ka dëmtuar disa sisteme që ishin në funksionim dhe të cilët kanë bërë që një pjesë të shërbimeve që ato ofrojnë të mos jenë më të disponueshme. Padyshim që po punohet për rikthimin e këtyre platformave në një kohë sa më të shpejtë dhe për këtë po bashkërendojmë punën dhe me partnerët tanë dhe po tentojmë të gjejmë treguesit e komprometimit, dhe sëbashku me to po tentojmë të gjejmë se si ka rrjedhur, kush ka qenë rrjedha e sulmit dhe efektet që ai ka shkaktuar. Jam i sigurtë se nga kjo analizë në kohën e duhur dhe sa më shpejt do nxjerrim një analizë që do ja vëmë në dijeni të gjitha infrastrukturave për ti informuar që të marrin masa për të mos pasur situata të ngjashme në të ardhmen.

 

3. Kompani të telekomunikacionit dhe bankat janë institucione private por të një rëndësie të veçantë. Në kohët e fundit kur ka qenë hera e fundit që keni bërë monitorim kontroll nëse janë brenda parametrit të sigurisë?

Për saktësinë tuaj nuk janë të dyja institucionet të klasifikuara si infrastruktura kritike dhe si e tillë nuk janë audituar nga ne sipas një ligji të ri të sigurisë kibernetike ne presim ta kalojmë këtë dhe që prej nga ai moment ne do ti klasifikojm këto dy institucione si infrastruktura kritike, por pavarësisht kësaj ne nuk kemi qëndruar pasiv, por kemi punuar bashkë me të dhe jemi që nga data 25 dhjetor që kemi marrë informacionin dhe deri më sot kemi punuar me këto institucione dhe duke parë dhe mundësuar rikthimin e këtyre shërbimeve. Nga analiza paraprake nuk është konstatuar nga ekspertiza jonë që kemi kryer që ky sulm vjen nga IT shqiptare, duhet hequr kjo mjegull, por IP vijnë nga shtete të ndryshme por për momentin  nuk mund të gjejmë origjinën e tyre, sepse hakerat nuk përdorin vendin e tyre për të sulmuar. Dhe diçka tjetër, parlamenti ka infrastrukturën e vetë të ndarë nga agjencia e shoqërisë së informacionit, ky sulm ka ndodhur brenda ambientit teknologjik të parlamentit dhe nuk duhet të ngatërrohet një rrjet i izoluar i cili ka email në vendin e vetë, sistemet e veta dhe asgjë të hostuar në një vend tjetër siç është AKSHI. Janë të dy të ndara dhe ky sulm që ka ndodhur te one dhe parlamenti del se autori i këtyre sulmeve ëhstë i njëjti.

4. Një nga ekspertët e IT thotë se sulmi ndaj parlamentit është bërë nga IP e AKSHIt?

Kur flas, flas jo në bazë të një ideje por në bazë të fakteve sepse këtu jam për të dhënë fakte dhe faktet bazohen në ekspertizë. Nuk e di se si mund të thuash diçka pa e parë dhe pa bërë analizë të logeve dhe nga analiza e logeve dhe të dy skedarët që kanë bërë komprometimin e sistemit mund të them me garanci të plotë se këto lloj IP janë nga shtete të ndryshme dhe s’kanë asnjë lidhje me aludimin se sulmi ka ardhur nga IP që i përkasin AKSHIt. Këtë e dinë të gjithë, e kanë parë vetë raportin paraprak e cila i përket sulmeve që janë përtej Shqipërisë.

5. Kjo do të thotë se sistemet e AKSHIT nuk janë më të virusuara, keni bërë kontrolle, e kontrolloni ju AKSHIn?

Pse nxirrni aludime që janë të virusuara, mund t’ju them se AKSHI është testuar dhe ritestuar nga partnerë ndërkombëtare, nga ekspertët më të mirë të botës ata amerikanë dhe AKCESKu, duke punuar me ekspertë të AKSHIt ju jap me garanci të plotë që nuk ka asnjë lidhje ajo aludimi i virusit të AKSHIt me sulmet kibernetike. Koncepti që kemi të bëjmë me viruset e AKSHit dhe nga aty sulmohemi është legjendë për të cilën më vjen keq. Ne jemi institucion shtetëror dhe kemi për qëllim të themi të vërtetën dhe të thuash të vërtetën duhet të dish infrastrukturat, ndërlidhjet e tyre dhe duhet të dish të kuptosh se ku janë pikat që bashkëpunojnë sepse në të kundërt mund të bëhen gabime, ne duhet të bazohemi tek ekspertët, tek raportet shkencore. Ne kur marrim një vendim duhet koha e nevojshme për të bërë një analizë. Do të gjesh teknikat dhe taktikat që kanë përdorur hakerat, me pacientin zero, si ka ardhur, pse ka goditur. Bazuar në situatën nëse nuk ke përpara infrastrukturë dhe loge më vjen keq po s’bën dot analizë. AKSHi sot është një nga institucionet më të sigurta, është e një kalibri shumë të lartë dhe jam i lumtur që ky institucion ka arritur këtë lloj rezistence kibernetike. Ne po punojmë për të ulur rrezikun e sulmeve kibernetike. Kush mendon se siguria kibernetike është një buton që e shtyp apo jo më vjen keq sepse s’mund të flasë për teknologjinë kibernetike sepse ajo është një proces. Sot Shqipëria është shumë herë më e sigurtë se sa 3 muaj më përpara, normale që ka nevojë për përmirësim.

6. Ju mbroni argumentet tuaja, por në ditët e fundit kemi pasur disa site që kanë rënë, janë hakeruar disa kompani si one dhe se dimë çfarë kanë ndodhur me të dhënat aty dhe në këtë këndvështrim qytetarët kanë nevojë pak më shumë për transparencë.

Transparenca nis që tani nga kjo intervistë që ne po bëjmë. Ajo që mund t’ju them është se kur ne flasim me mijëra kompani nëpër botë kanë rënë, ky proces është i pandalshëm kur ka një zhvillim teknologjik pas saj ka dhe një risk teknologjik. Për Shqipërinë janë vetëm dy institucione që si pasojë e një sulmi që vlerësohet për momentin shumë kompleks, por ju garantoj se po punojmë që shumë shpejtë të rikthejmë sistemin.

7. Kemi bërë gabim që si kemi kategorizuar institucion me infrastrukturë kritike kompanitë e telekomunikacionit apo bankat?

Aktualisht autoriteti i karakterizuar sipas direktivës së BE dhe jemi avangardë por është e vërtetë se ligji aktual nuk i përfshin dhe direktiva e re mund të jemi ndër të paktat vende që po e përshtatim kaq shpejt se për shkak të situatës që ligjin e ri ta përshtatim sipas direktivës së re që të përfshijmë dhe kompani që me të drejtë janë të infrastrukturës kritike. Nga statistikat sulmet kibernetike ndodhin në fundjavë, gjatë festave apo pushimeve sepse dëmin e kanë më të madh.

8. Po bazohem dhe në një tjetër në një denoncim për çështjen e vulës elektronike, që lëshohen nga AKSHi si qëndron e vërteta në këtë, ju keni kompetencën ta monitoroni këtë?

Sapo jemi informuar për këtë kemi bërë investigimin tonë me ekspertë të fushës dhe në bazë të të gjithë ekspertizës sonë kemi nxjerr dhe një deklaratë që unë i përmbahem pikë për pikë për të cilën jap me kompetencë që bazuar në ekspertizën tonë mund të them me garanci se certifikatat janë të sigurta dhe çdolloj imazhi, informacioni i cili shfaq të kundërtën nuk përputhet me ekspertizën tonë, me raportin tonë të cilën ne e kemi realizuar.

9. Në një kohë kur Shqipëria është përballë këtyre sulmeve kibernetike, jemi gati ne për të implementuar inteligjencën artificiale?

Sulmet kibernetike janë një proces që ndodhin rëndom në të gjithë botën por s’kanë lidhje me procesin dhe vizionin e kryeministrit për të dixhitalizuar shërbimet sepse ne e dimë se dixhitalizimi i shërbimeve sjell efikasitet në kohë, dhe ul në mënyrë të ndjeshme abuzimet. Gjithnjë e më shumë ka vend për përmirësime por ajo që është bërë në këto vite është një punë që unë e quaj shumë të suksesshme dhe dua që këtë punë ta replikojmë dhe në sektorë të tjerë për të ndjekur këtë lloj lidershipi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy