Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare për burokracitë në sigurimin e një dhome konvikti në Qytetin Studenti në Tiranë, ngre shqetësimin për kushtet që ofrojnë godinat.
Duke folur për “MCN Informacion”, ai deklaroi se me ato kushte që janë në dhomat e konvikteve askush nuk shkon me qejf, por se kur nuk mundin, studentët detyrohen të drejtohen drejt këtij tregu privat i cili është kthyer në një egërsirë të madhe.
Sipas tij, janë investuar 13 milionë euro në Qytetin Studenti për të ndërtuar fjetore dhe jo kampuse.
Vjerdho sugjeroi që tarifa për konviktet duhet të jenë mujore dhe jo njëherë në vit.
Qyteti Studenti është kthyer dhe në një zonë të banuar, ku afro 28% e Qytetit Studenti tani është me pallate objekte të privatizuara i ka humbur identiteti asaj që duhet të ishte një qendër studentore.
Ajo që na vjen keq është sado që investohet në Qytetin Studenti, afro 13 milionë euro, vazhdojmë të ndërtojmë fjetore dhe jo kampuse dhe këtu ka një dallim thelbësor, mes asaj që konceptojmë për ndërtimin e subjekteve.
Shohim disa godina që janë rikonstruktuar dhomat e fjetjes kushtet e brendshme, por nuk ofrojnë kënde sportive kushte më të mira akomodimi dhe hapësira më të mira studentore brenda këtyre godinave.
Studenti nëse nuk arrin që të marrë dhomën e vetë, do detyrohet që të rrisë kostot e veta dhe të dalë në privat.
Se me ato kushte që janë në dhomat e konvikteve askush nuk shkon me qejf.
Detyrohen të drejtohen drejt këtij tregu privat i cili është kthyer në një egërsirë të madhe.
Për konviktet tarifat variojnë nga 45000 lekë të vjetra, deri në 100 mijë të vjetra sipas godinës dhe kualitetit të saj.
Një studenti i duhet mesatarisht 450-500 euro në muaj, për strehim, ushqim dhe për të mbuluar kostot e jetesës.



