
Eksperti i punësimit Erald Pashaj në MCN Economy duke komentuar lidhur me rritjen e pagave në vendin tonë u shpreh se jemi të vonuar në këtë aspekt dhe se tashmë ekonomia është dëmtuar.
Ai tha se prej vitesh kemi paga sa për lëmoshë dhe se kjo rritje duhej të ishte bërë prej vitesh. Sipas tij, nëse do kishim ndjekur tregun nuk do ishim në këto nivele dhe se pagat duhet të ishin dyfishuar në 10-vjecarin e fundit.
E shoh të arsyeshme që paga duhet ndryshuar, pra a kemi ne ndonjë mundësi sot për të vazhduar me këto paga, nuk është e mundur, ne jemi të vonuar në këto hapa dhe një nga masat që bëhet kur je në vështirësi me forcën e punës është të rrisësh pagat. Ka problematika të tjera, patjetër që ka por kjo është nga ato që duhet të ndërhysh. Ne kemi pasur paga për lëmosh, vazhdojmë dhe sot. Si mund të kalojmë në dyfishin e pagës? Këtu ka një vështirësi, kemi bërë ndryshime, por këto nuk kanë qenë strukturore. Ka një mënyrë se si rritet paga, dhe kjo bëhet çdo vit, duhet të ndiqet rendi i tregut sepse po ta ndiqnim nuk do ishim në këto niveli. Nëse do rritej me 10% çdo vit, paga në 10 vitet e fundit do ishte dyfishuar, por ne e kemi mbajtur gabimisht ndoshta dhe me dashje pagën e ulët.
Në vijim ai shtoi se është bërë një studim i huaj, dhe kanë parë që në vendet si Shqipëria, pra vendet në zhvillim rritja e produktivitetit është më e lartë nëse rritet paga.
Këtu bëhet më produktiv një punonjës kur i rrit pagën. Nqs dikush për shembull paguhet 600 euro, dhe ti nëse ja çon 1 mijë euro atëherë ai do të rrisë produktivitetin e tij. Paga është një nga faktorët, ndoshta kryesori i emigrimit, po këtu ka dhe problematika të tjera që lidhen me emigrimin. Kur largohemi jashtë vendit ai mendon për potencialin për të kursyer, por paga, ekonomia është një nga pikat kryesore e largimeve.
I pyetur nëse është i realizueshëm paga 900 euro, Pashaj tha se kjo është e vështirë, ndërsa theksoi se disa profesioni tregu i paguan më shumë se presidenti.
Kjo duhet parë. Nuk besoj se qeveria do realizoj pagën 900 euro për momentin është i vështirë, por në 4 vjet ndoshta bëhet. Unë jam kundër hierarkisë së sotme që ka administrata, për mua është i gabuar dhe i vjetër. Pse duhet të vazhdojmë akoma se presidenti është rroga më e lartë në administratë, s’ka pse sepse ka treg. Nëse na duhen 10 IT për të mbrojtur të dhënat duhet të pranosh pagesat e tregut për ta kushtet dhe s’mund ti thuash hajde me 2 mijë euro se aq sa kërkon ti e ka presidenti. Të duhen pozicionet ti paguash sipas tregut dhe prandaj ne na ka rënë shumë cilësia e personave që punojnë në shtet se ata bëjnë sikur punojë dhe marrin një rrogë të thjeshtë. Duhet të shkojmë drejt modeleve të tregut.



