Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë ku herë pas here vranësirat do të gjenerojnë shira të izoluar. Më të përqendruara vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat malore lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira lokale zonat malore jugore - juglindore. Parashikohet që edhe gjatë natës të mos ketë ndryshime të kushteve të motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ndërsa maksimalet do të pësojnë 2 gradë rritje të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi juglindor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 2  ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy