
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital privat në Turqi, ku një bombol oksigjeni ka shpërthyer duke shkaktuar viktima.
Sipas mediave të huaja, si pasojë e kësaj ngjarje kanë humbur jetën tetë persona, të cilët merrnin trajtim mjekësor si pasojë e Covid-19.
Incidenti ndodhi në provincën Gazintep, rreth orës 04:05 të mëngjesit, ku dyshohet se ka shpërthyer edhe bombola e oksigjenit që përdorej për të trajtuar pacientët me Covid-19. Zjarri ka rënë në spitalin “SANKO University”.
7 prej viktimave ndërruan jetë në vend, ndërkohë që një tjetër ka humbur jetën pak orë më vonë në spital për shkak të plagëve të marra.
Viktimat ishin të moshave prej 56 deri në 85 vjeç. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe menjeherë kanë nisur hetimet.



