Koreja e Veriut: Po na provokojnë amerikanët, mund të nisë lufta bërthamore

Koreja e Veriut: Po na provokojnë amerikanët, mund të nisë lufta bërthamore

Mediat koreanoveriore e kanë cilësuar provokim dërgimin në gadishull të dy bombarduesve amerikanë B-1B për një stërvitje të përbashkët me forcat e Koresë së Jugut, duke paralajmëruar se ky aksion mund të kthehet në një luftë bërthamore.

“SHBA-të kanë pranuar se do të dislokojnë bombardues strategjikë në gadishullin Korean, një gjest i çmendur ky, njësoj si të ndezësh një shkrepse pranë një magazine municioni”, thuhet në editorialin e gazetës koreanoveriore “Rodong Sinmun”. 

“Një gabim banal mund të shkaktojë shpërthimin e një lufte bërthamore, që do të çonte në një luftë të re botërore”, thuhet në një shkrim të gazetës së Partisë së Punëtorëve në Korenë e Veriut.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy