Retorika në fushatë/ Çupi: Rama ka zgjedhur të flasë me gjuhën e popullit në fushatë (VIDEO)

Retorika në fushatë/ Çupi: Rama ka zgjedhur të flasë me gjuhën e popullit në fushatë (VIDEO)

Analisti Frrok Çupi për retorikat e Kryeministrit Edi Rama ku i quajti burrat çyrykë dhe ata që votojnë për Partinë Demokratike si autikë si dhe spotet e diskutueshme elektorale, i cilëson si çmenduri fushate.

Ai tha për “MCN Live”, se Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë me gjuhën e popullit në fushatë.

Drupal Ad

Etiketimin e burrave çyrykë e kam parë në një mënyrë shumë ndryshe, ishte një pjesë e kulturës së komunikimit, por sidomos në jug dhe në veri, është përdorur për vese.

Futet në radhët e autoironive dhe autoironitë janë shpëtimtare për tensionet, konfliktet. Ai po përkëdhelte gratë dhe unë nuk kam parë burra normalë që shajnë gratë. Është autoironik para gruas.

Rama po merrej me burrat, po fliste me gratë në mënyrë elegante dhe nuk ka pasur asnjë gjë tjetër.

Nuk ishte e nevojshme që Rama të kërkonte ndjesë, se studimet tregojnë se 70-80% e njerëzve janë me elementë autikë.

Vetë autikët e dinë që janë autikë dhe thonë autikë. Rama ka zgjedhur të flasë me gjuhën e popullit në fushatë.

Ndërsa sa i takon spoteve elektorale në fushata elektorale, Çupi tha se nervozizmi prej listave të hapura çon në një luftë të çmendur elektorale.

Ndër të tjera shtoi projeksionet e deritanishme e nxjerrin shumë lartë fituese Partinë Socialiste dhe Edi Ramën Kryeministër.

Ai deklaroi se është hera e parë që një Kryeministër edhe pse ka mbi 12 vite në qeveri del me këtë rezultat.

Po ndodh për herë të parë që një parti politike po qeveris e vetme për të tretën herë në një vend si Shqipëria.

Dhe është i vetmi rast që partia që e ka origjinën e vetë te Partia e Punës, më në fund bëhet iniciatorë dhe guximtare për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Europian

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy