
Ministri për Punët e Jashtme, Bushati ka sqaruar vizitën e deputetëve holandezë, duke u shprehur se e ka kërkuar vetë vizitën e ligjvënësve nga vendet “skeptike” ndaj hapjes së negociatave. Deputetët holandezë që po zhvillojnë një mision faktmbledhës u shprehën se qeveria holandeze heziton për Shqipërinë.



