“Mirror”, ja si e kontrollojnë shqiptarët trafikun e kokainës në Belgjikë

“Mirror”, ja si e kontrollojnë shqiptarët trafikun e kokainës në Belgjikë

Mafia shqiptare kontrollon portin Antwerp, në Belgjikë. Britanikja “Mirror” shkruan se “kryeqyteti i Kokainës në Evropë” përdoret nga shqiptarët për të dërguar një nga lëndët narkotike me të shtrenjta drejt Londrës.

Droga e klasit A vjen në Antwerp nga Kolumbia, duke u fshehur në pllaka mermeri dhe trarë prej druri, të ngarkuar në kontejnerët e anijeve.

Më pas janë shqiptarët ata që e marrin në dorëzim me synimin e vetëm, ta çojnë drejt Londrës aty ku tregu është më i lartë.

“Rojet e kufirit në qytetin belg e kanë humbur luftën kundër zotërve të drogës kolumbiane”, shkruan britanikja “Mirror”.

Shifrat zyrtare tregojnë nivele rekord të kokainës që është futur në Evropë, nga Belgjika. Në tetë muajit parë të 2016 është kapur 22 ton kokainë, shumë herë më shumë se rekordi i vitit 2012 me 18 ton.

“Mafia shqiptare mund të përfitojë nga situata për ta transportuar drejt Britanisë, ku fitimi është më i madh”, ka thënë një burim portal për britaniken “Mirror”.

“Ata shesin kilogramin 50,000 euro në Britani, ndërsa në vende të tjera 30,000 euro”.

kokaine-port

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy