Ish-Kryeministri Sali Berisha, komenton deklaratën e Kryeministrit Edi Rama i cili paralajmëroi ndërprerjen e çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike, për sa kohë është pjesë ai.
Berisha tha se e falënderon Ramën për qëndrimin, duke deklaruar se një gjë e tillë vetëm fakton se opozita e vërtetë e ka tmerruar.
Ai është i tmerruar nga opozita e vërtetë dhe kalon në mohim dhe lexoni ju për mohimin se çfarë origjine ka, ka frikë dhe tmerr. Në këtë situatë për çështjen e Presidentit, mendimi im është i qartë dhe i prerë, ky proces me zarfa të mbyllur dhe emaile të mbyllur, është tipik mafioz dhe iu thotë deputetëve të vetë. Do shkruani tre emra dhe do jetë sekret. Ai tregon me këtë se do të zgjedhë atë që do dhe të thotë se 80% e juaja atë do. Nuk ke pse përzihesh kur s’ke vota.
Lidhur me momentin e shtyrjes në foltoren e Kuvendit, me kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, Berisha foli për keqkuptim.
Ishte keqkuptim! Unë dëgjova që emri im ishte lakuar disa herë. Unë do të merresha me çështje madhore.
I pyetur se sa deputetë të PD, mbështesin atë, Berisha tha se të gjithë mbështesin Partinë Demokratike dhe se të gjithë i kërkuan Lulzim Bashës dorëheqjen, por se Enkelejd Alibeaj vazhdon me rrugën e tij.
Lidhur me zhvillimet në PD, deklaroi se për gjithçka po vendos anëtarësia me votën e saj të lirë.
Sa i takon zbritjes së Ramës nga avioni i një kompanie gjermane, për shkak të mos mbajtjes së maskës, tha se “u tmerruan se në rast tjetër kur policia ndërhyn në avion, ka sinjale se kanë ardhur terroristë”.
Sipas tij, të gjithë ata që nuk e njihnin se është Kryeministri i Shqipërisë, menduan se kishin të bënin me një Abual Hasan dhe ngjalli frikë të tmerrshme në avion te pasagjerët.
Një Kryeministër të nxirret me policë nga avioni nuk ka skandal më të madh! Njeriu në vendin e të cilit janë ekzekutuar njerëz se nuk janë mbajtur maskat dhe janë nxjerrë tanke në rrugë pse nuk mbanin maska.



