Petraj: Gjykatat kanë probleme të tjera, jo me digjitalizimin. Harta e re ka krijuar mbivendosje dhe vonesa

Petraj: Gjykatat kanë probleme të tjera, jo me digjitalizimin. Harta e re ka krijuar mbivendosje dhe vonesa

Avokati Edmond Petraj tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se problemi i gjykatave nuk është dixhitalizimi, sikurse sikurse thotë kryeministri, ndonëse ka për të bërë në komunikimin e brendshëm. Petraj u shpreh se e vetmja gjë që ngelet sa i takon zhvillimit të teknologjisë është sa i përket marrëdhënieve të proceseve gjyqësore. Ai shtoi se harta e re gjyqësore ka krijuar probleme, ka krijuar mbivendosje dhe vonesa të jashtëzakonshme.  

Më ka bërë pak përshtypje pjesa e komunikimit të kryeministrit për sa i përket dixhitalizimit. Unë shikoj që gjykata e kanë marrë atë rrugën për dixhitalizimin. Gjykata e Tiranës është pothuaj drejt një modernizimi total. Edhe pse ka shumë për të bërë, por sa i përket komunikimit të brendshëm, nëse do një dokument, etj. etj.,  ato janë të tëra të digjitalizuara. Të gjitha kanë sistemin e brendshëm, të gjitha kanë sistemin audio, të gjitha kanë mënyrën si mbajnë dosjet, pa hequr mundin dhe përpjekjen e kryesekretarive të gjykatave, që duan më shumë mbështetje nga shteti dhe mund të modernizohen. Problemi është që reformat që mund të bëhen në teknologji, këta i shikojnë më shumë si askes për veten se sa për t’i shërbyer qytetarit. Unë nuk e shikoj si problem këtë. Ka probleme të tjera gjykata. Probleme të tilla duhet të shohë z.kryeministër. Qytetarët që janë palë në proces, ata e kanë një avokat. Duhet të marrë fund prezenca e qytetarëve në seancë, pa prezencën e një avokati. Kemi diskutuar me miq ish-kolegë avokatë, kemi diskutuar për futjen e një pjese të dixhitalizimit të procesit gjyqësor, që mos kemi vonesa nga avokatët. Diskutonim që website i gjykatës të ketë email-in e vet, ose email-in e vet të deklaruar të një avokati, dhe çdo komunikim,  çdo dokument të niset me vulë elektronike, që të ketë përparësi dhe ecuri procesi, që të mos ketë vonesa. E vetmja gjë që ngelet sa i takon zhvillimit të teknologjisë është sa i përket marrëdhënieve të proceseve gjyqësore. Nuk shikoj probleme sa i përket dixhitalizimit, sepse të gjitha kanë kontroll të brendshëm. Nuk mund të ketë akses Ministria e Drejtësisë te gjykatat. Nëse një seancë zhvillohet në sallat e gjyqtarëve, kemi problemin e mangësisë së audios, por në sallat e gjykatës, qytetari e shikon kur mbahet procesverbali, sepse e ke përballë. Por ato krijojnë probleme për keqkuptime. Sepse qytetarit në një moment s’i duhet dispozitivi, i duhet audio. Ka një mbingarkesë të jashtëzakonshme ndryshimi i hartës gjyqësore. Sidomos tani kemi edhe Apelin, ku është lënë vetëm Apeli i Tiranës, që nuk punon me kapacitet të plotë. Dosjet që kanë një relator, janë mbivendosur. Llogarit tani që nëse ikën një gjyqtar, 1200 dosje rishqyrtohen. Për mendimin tim harta e re ka krijuar probleme, ka krijuar mbivendosje, vonesa të jashtëzakonshme. Psh. të shikosh një ditë në Gjykatën e Apelit, do shikosh që seanca e orës 09:00 do shtyhet në 13:00, 14:00, 15:00, prandaj ka ardhur koha e asaj formës së re të dixhitalizimit, të pjesës së zhvillimit të teknologjisë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy