Dr. Craig Spencer, mjeku i New York City që i mbijetoi ebolës, theksoi rëndësinë e mbështetjes në studime shkencore për të përcaktuar efektivitetin e trajtimeve të mundshme Covid-19.
"Na duhen kërkime shkencore të bëra mirë para trajtimit," thekson Spencer, drejtor i shëndetit global në mjekësinë e urgjencës në New York-Presbyterian / Columbia Center Medical University.
Mjeku ka qenë i infektuar me ebola ndaj këmbëngul që përveç Remdesivir, duhen përpjekje për të përdorur trajtime hidroksikloruren, një ilaç kundër malaries përdorur në dekada më parë, si dhe plazma konvulsive, një metodë shekullore që u përdor gjatë pandemisë së gripit spanjoll në 1918.
Spencer, i cili kontraktoi ebola në vitin 2014 pasi punoi në Guinea tha se mjekët nuk po përdorin kurat e duhura.
Spencer tha se beson se është e mundur që provat e ndryshme klinike me cilësi të lartë për terapeutikë prodhojnë "të dhëna të mira" në muajt e ardhshëm. Por ai theksoi se ka shumë paqartësi rreth trajtimeve.
"A e dimë nëse ndonjë nga këto mjekime do të zvogëlojë ndjeshëm vdekshmërinë ose infeksionin? Jo. A do të ketë disa gjëra që ka të ngjarë të shkurtojnë kohëzgjatjen e sëmundjes ose të zvogëlojnë gjasat që njerëzit të marrin në një ventilator? Me siguri”, tha ai./cnbc.com/



