Ndërsa avioni me të cilin udhëtonte ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavorv ishte mbi Siberi, ai u kthye në kryeqytetin rus Moskë, në vend që të shkonte në Pekin, ku ishte dhe destinacioni i tij.
Fluturimi i Lavrov për në Pekin të Kinës, është i veshur me mister, pasi ky udhëtim nuk u përfundua kurrë, për shkak se në gjysmë të fluturimit avioni u kthye për në Moskë.
Siç shkruan gjermania Bild, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov donte shumë të shkonte te aleati i tij i madh, Kina.
Por në mes të fluturimit, avioni ndryshoi kursin mbi Novosibirsk, Siberi. Dhe, në vend që të mbërrinte në Kinë, ai u kthye në aeroportin Vnukov. Domethënë aty nga ishte nisur avioni i tij. Pyetja që ngrihet ësht ë: A refuzoi Pekini të priste ministrin e Jashtëm rus apo Vladimir Putin e urdhëroi atë të kthehej në Moskë, pasi situata është shpërthyese?
Në shkrimin në fjalë thuhet gjithashtu se Presidenti amerikan Joe Biden në orët e fundit e quajti Vladimir Putin “kriminel lufte”.



