Vuçiç e konfirmon: Shumica e serbëve janë kundër anëtarësimit në BE

Vuçiç e konfirmon: Shumica e serbëve janë kundër anëtarësimit në BE

Shumica e popullit serb është kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu ka deklaruar sot për mediat presidenti serb Aleksandër Vuçiç në përfundim të Samitit të Procesit të Brdo-Brionit në Slloveni.

“Sot po të mbahej referendum në Serbi, populli jonë do të votonte kundër anëtarësimit në BE”, ka thënë Vuçiç, raporton “B92”.

Presidenti u shpreh se: “Duhet të theksojmë se në këtë moment ndjenja e përbashkët publike në Serbi lidhur me anëtarësimin në BE është mjaft negative dhe e njëjta është edhe në një pjesë të Bosnjës”.

Ai shtoi se “80 për qind janë kundër anëtarësimit të Serbisë në BE. Llogaritet si një rajon anti-evropian”.

Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, me gjithë thirrjet e Brukselit zyrtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy