
Është e pamundur të mos hasësh në internet foto të presidentit rus pa këmishë. Shumë prej tyre janë përdorur për meme që qarkullojnë prej kohësh edhe në rrjetet sociale.
Vetë Putin thotë në një intervistë për Austrian TV se pas këtyre fotove nuk ka asnjë qëllim, thjesht ai nuk ka asgjë për të fshehur.
I pyetur se cila është historia e vërtetë pas fotove gjysmë i zhveshur, Putin u përgjigj në stilin e tij.
“Ti the “gjysmë i zhveshur”, jo i zhveshur, falë Zotit. Kur jam me pushime, nuk e shoh të nevojshme të fshihem pas shkurreve dhe këtu nuk ka asgjë të keqe”, tha ai.



