
Sistemi i pagesave me kartë ka pasur një defekt, çka ka shkaktuar probleme në Britaninë e Madhe dhe disa shtete të Europës.
Shkaqet e mosfunksionimit nuk janë bërë ende të ditura, por klientë nga vende të ndryshme u ankuan se pagesat e tyre në këtë formë janë refuzuar.
“Barclays” dhe Banka e Irlandës i udhëzuan klientët e tyre të tërhiqnin para kesh nga bankomatet, që funksiononin.
VISA bëri të ditur se po punon për zgjidhjen e problemit.
Rregullatori i Sistemit të Pagesave i tha BBC-së se problemet kanë prekur vetëm pagesat me kartë VISA, ndërsa klientët e Mastercard nuk kanë hasur të tilla.



