Adriana Kalaja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën: Kërkojmë rihapjen e hetimeve për Rrugën e Kombit. Prova të reja edhe për "Gërdecin" (VIDEO)

Adriana Kalaja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën: Kërkojmë rihapjen e hetimeve për Rrugën e Kombit. Prova të reja edhe për "Gërdecin" (VIDEO)

Adriana Kalaja ka dorëzuar në SPAK një kallëzim penal për Lulzim Bashën dhe bashkëshorten e tij.

Në një prononcim për mediat, Kalaja tha se ka sjellë disa prova të reja për disa çështje. Ajo tha se kërkon nga SPAK që të hetojë burimin e 500 mijë eurove të çështjes së lobimit për foton me Trump.  Po ashtu Kalaja theksoi se ka kërkuar rihapjen e hetimeve dhe për Rrugën e Kombit.

Përveç se kam paraqitur prova të reja, të lidhura me lobimin në Amerikë për foton me Trump, që sot përflitet si lobim me para ruse. Kam evidentuar që në jurisprudencën penale ka para të pastra dhe të pista. I kam kërkuar SPAK të evidentojë që shumë 500 mijë euro e ka të justifikuara.

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN LIVE tha se Kalaja akuzon Bashën se ka kryer veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion” gjatë kohës kur u ndërtua Rruga e Kombit, duke qenë se ai mbante detyrën e ministrit të Transporteve. Po ashtu Rusta bën me dije se Kalaja ka ngritur akuza edhe për gjobvënie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy