Kuçuku: Aplikimet për mjekësinë kanë rënë me 50%, do vijojmë bojkotin  

Kuçuku: Aplikimet për mjekësinë kanë rënë me 50%, do vijojmë bojkotin  

Ligji i miratuar në korrik nga Parlamenti për studentët e mjekësisë ka ndikuar në tkurrjen e numrit të aplikantëve. Arjon Kuçuku, student i mjekësisë, thotë se bojkoti do të vijojë dhe ka mbështetjen e 100% të studentëve.

Kemi një rënie me 50% të aplikantëve për mjekësi. Është dramë e madhe që nga 600 të aplikojnë 300 studentë, në një kohë që janë rritur kuotat. Ka rënie të cilësisë. Aplikantët përgjysmohen, kuotat rriten.

Jemi në fund të formulimit të padisë për Gjykatën Kushtetuese. Kemi zgjedhur edhe bojkotin sepse nuk e dimë sesa Kushtetuesja do të jetë në lartësinë e detyrës.

Bojkoti është masiv. Ne kemi grupet në rrjete sociale. Pollet tona tregojnë se 100% janë pro bojkotit. Çështja e vitit të parë është tjetër diskutim, sepse viti i parë sapo ka nisur dhe nuk kanë pasur kontakte.

Kuçuku tha më tej se një student e ka të pamundur të përballojë kostot e jetesës në Tiranë.

Çështja e kostove të studentëve është problematikë e vazhdueshme. Sipas përllogaritjeve një studenti i duhen 50-60 mijë lekë të reja për të mbuluar kostot bazë të jetesës. Një studenti i duhet patjetër të punojë full time dhe përsëri me një pagë minimale nuk do të arrinte të mbulonte shpenzimet mujore. Një studenti që i duhet të shpenzojë 60 mijë lekë të reja në muaj duhet të punojë shumë gjatë për t’i rikthyer atij shpenzimet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy