“Lëvizja Bashkë”, Qori: Nuk do të ketë emra VIP-ash, do të përfaqësojmë ide

“Lëvizja Bashkë”, Qori: Nuk do të ketë emra VIP-ash, do të përfaqësojmë ide

Pedagogu Arlind Qori foli në emisionin “Të Paekspozuarit” mbi kalimin nga Organizata Politike te një subjekt i ri i emërtuar si Lëvizja Bashkë. Qori tha se 12 vjet ishin mëse të mjaftueshme për tu fuqizuar.

Duke vijuar me shpjegimin e tij, Qori tha se në këtë parti të re nuk do të ketë emra VIP-ash dhe se anëtarët janë studentë, aktivistë, punëtorë dhe sipërmarrës të vegjël.

Në një farë kuptimi jemi të vonuar. Shqipëria ka një krizë të disafishtë, ka krizë politike, krizë ekonomike, dhe një krizë të besimit të qytetarëve tek institucionet. Arsyeja që themeluam këtë parti që duam ta quajmë më shumë se një parti është se 12 vjet ishin të mjaftueshme për të ezauruar kuptimin e një organizate që luftonte institucionet nga jashtë. 12 vjet janë mjaftueshëm për tu fuqizuar. Mënyra e funksionimit si organizatë bazohet në idenë që i mbledhim njerëzit, kërkonim diçka. Vazhdojnë të njëjtët matrapazë. Ne kur ishim te organizata i kërkonim anëtarëve nivel të jashtëzakonshëm angazhimi. Kishte njerëz që donin të kontribuonim. Duam të shohim sa na vlen lëkura. Besoj se kemi pasur të drejtë. Barra për ta drejtuar ketë parti ra mbi mua. Në statutin tonë kryetarit i kemi dhënë pak kompetenca kryetarit, duhet të jetë më tepër përgjegjësi.

Nuk ka emra VIP-ash, janë aktivistë që kanë dëshmuar seriozitet për kauza, ka punëtorë, sipërmarrës të vegjël, studentë. Publiku mund t’i njohë. Mbledhja e djeshme, ma ka lënë mua këtë barrë për një vit, do të rimblidhemi dhe do bëjmë zgjedhje sërish.

Shumica dërrmuese në Shqipëri nuk është e përfaqësuar. Ne duhet të përfaqësojmë ide, nuk bëhet kjo gjë vetëm, prandaj e kemi quajtur “Bashkë”.

“Lëvizja Bashkë” i përket të majtës demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy