Gjermania heq 20 vende nga lista e shteteve me rrezikshmëri të lartë prej Covid

Gjermania heq 20 vende nga lista e shteteve me rrezikshmëri të lartë prej Covid

Gjermania ka hequr 20 vende nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë prej Covid.

Vendimi është marrë gjatë së dielës, ku në këtë formë shtetasit e këtyre 20 vendeve, nuk kanë nevojë që t’iu nënshtrohen rregullave strikte dhe as karantinime.

Kështu nga 20 shkurti, hoqën nga vendet me rrezikshmëri të lartë nga Covid, SHBA, Britani e Madhe, Spanjë, Marok, India, Maroku dhe disa pjesë të Francës.

Vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina vazhdojnë të mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, sikur edhe Zvicra dhe shumë vende të tjera fqinje të Gjermanisë.

Kjo do të thotë se personat që vijnë nga këto vende duhet të plotësojnë formularët për hyrje në Gjermani, e nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar në tre muajt e fundit, duhet të kenë teste negative dhe të futen në karantinë, shkruan Dë.

Deri tani më shumë se 100 vende janë klasifikuar si zona me rrezik të lartë. Qeveria federale dhe ato të landeve kanë vendosur të mërkurën që klasifikimi i vendeve duhet të rishikohet, me qëllim që të lehtësohen udhëtimet përsëri. Për vendet me rrezikshmëri të lartë vlejnë rregulla të posaçme për hyrje të udhëtarëve nga këto vende në Gjermani. Për personat e pavaksinuar dhe që nuk janë shëruar vlejnë edhe rregullat e karantinimit.

Karantinimi dhe udhëtimet

Kushdo që hyn në vend nga një zonë me rrezik të lartë dhe nuk është plotësisht i vaksinuar – do të thotë nuk është vaksinuar të paktën dy herë- ose nuk është shëruar në tre muajt e fundit, duhet të futet në karantinë për dhjetë ditë. Karantinën mund ta shkurtojë pas pesë ditësh nëse e bën një test dhe ai rezulton negativ. Për fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën gjashtë vjeç, izolimi përfundon automatikisht pesë ditë pas hyrjes në vend. Ata nuk kanë nevojë për teste.

Klasifikimi i një vendi si zonë me rrezik të lartë lidhet edhe me paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme për udhëtime turistike të panevojshme. Ndërsa heqja e vendeve nga kjo listë i lehtëson edhe udhëtimet turistike në këto vende.

Gjermania ka vendosur së fundi që të heqë masat kufizuese në tri faza të ndryshme. Ndërsa me 20 mars pritet të hiqen të gjitha masat në këtë vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy