Situata në rajon, Nesho: Rama kërkon patronazhimin e marrëdhënieve në Ballkan

Situata në rajon, Nesho: Rama kërkon patronazhimin e marrëdhënieve në Ballkan

Ish-ambasadori shqiptar Agim Nesho i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, u shpreh se vizita e kryeministrit Edi Rama në Kosovë ishte në kohën e duhur, ndërsa në veri të vendit Serbia kishte vendosur ushtrinë.

Nezho u shpreh se në 8 vite qeverisje Rama kërkon të gjejë diçka të re, por gabimi i tij në këto vite qeverisje është patronazhizmi që kërkon të bëjë në Ballkan.

Lidhur me marrëdhënien Kuri-Rama, Nesho u shpreh se që në takimet e tyre të para është parë kjo lloj divergjence. Sipas tij kjo vjen pasi të dy janë personalitete të forta.

“Vizita e Ramës ishte një vizitë në kohën e duhur, prezenca e tij në një moment krize ishte e domosdoshme. Rikthehet vëmendja ndaj Kosovës pas krijimit të qeverisë së re.

E kam parë këtë lloj divergjence mes Ramës dhe Kurtit, kjo është evidente.

Mendoj që të dy janë personalitete të fortë, është një fenomen i rrallë në Ballkan.

Fenomeni i njerëzve që kanë qenë kryetar të bashkisë së qyteteve dhe kanë përfunduar kryeministra.

Kurti ka kapur një kauzë të çështjeve kombëtare në fillimet e tija, ka një mençuri. Vetë pushteti të kthen në një realitet tjetër. Përplasja e tyre është sepse duan të bëjnë diçka, por dhe kjo ka rregulla të caktuara. Prandaj në shumë raste kërkohet eksperienca të nevojshme.

Po të shikosh Ramën, i ka kapur të gjitha, ka punuar për këtë ditë, por ka personalizuar dhe politikës e jashtme.

Në 8 vite kemi një protagonizëm të Ramës që kërkon të gjejë diçka të re, pozitive, ndonjë rast naiv, një nga gabimet kryesore është patronazhizmi që kërkon Rama në marrëdhëniet në Ballkan.

Pas 2016 pati një fluturacion në politikën ndërkombëtare, fryma nacionale, vetë SHBA lindi frymën nacionale, kjo krijoi një krizë. Në këtë kuptim edhe në Europë u shtri kjo valë, duket në disa qeveri dhe parti të fuqishme si është Franca, Italia.”, u shpreh Nesho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy