Moska shkëmben disa të burgosur me Perëndimin

Moska shkëmben disa të burgosur me Perëndimin

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka njoftuar zyrtarisht se tetë shtetas rusë janë kthyer në atdhe e tyre pas shkëmbimit të të burgosurve mes Moskës dhe Perëndimit në Ankara të enjten.

Në një deklaratë të shpërndarë nga mediat, FSB njoftoi se shkëmbimi u bë i mundur falë punës sistematike të agjencive qeveritare ruse dhe partnerëve të huaj.

Shtetasit rusë u shkëmbyen me një grup individësh që “vepruan në interes të shteteve të huaja në dëm të sigurisë së Federatës Ruse”.

FSB bëri të ditur se së bashku me tetë shtetasit rusë, në atdheun e tyre janë kthyer edhe fëmijë të mitur.

Emrat e shtetasve rusë të liruar nga Perëndimi ende nuk janë bërë të ditur zyrtarisht.

Megjithatë, është konfirmuar se Moska ka liruar gjithsej 16 shtetas të huaj përmes shkëmbimit, duke përfshirë reporterin e Wall Street Journal Evan Gershkovich, ish-marinsin amerikan Paul Whelan, gazetaren Alsu Kurmasheva dhe shtetasin britaniko-rus Vladimir Kara-Murza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy