
Peru është përfshirë në kaos prej një konflikti të rëndë institucional. Presidenti i Republikës Martín Vizcarra ka vendosur që të shpërndajë Parlamentin, e zgjedhjeve të reja legjislative në 26 janar të vitit 2019. Njoftimi u pranua si një deklaratë lufte nga organi legjislativ, i kontrolluar nga partitë opozitare “Fuerza Nueva” (frymëzuar nga ish-presidenti Alberto Fujimori) dhe Apra, të cilët u përgjigjën duke votuar unanimisht për një pezullim për "paaftësi të përkohshme" të Vizcarra, dhe duke zgjedhur zëvendës të tij, Mercedes Araoz Fernández, si kreun e ri të shtetit. Ky është kapitulli i fundit i një konflikti institucional që vazhdon me muaj, dhe në të cilin Vizcarra është përpjekur të detyrojë parlamentarët të aprovojnë reformat strukturore që synojnë mbi të gjitha në përballimin e korrupsionit të shfrenuar që ekziston në vend. Krerët e komandës së përbashkët të Forcave të Armatosura të Perusë dhe komandanti i Policisë Kombëtare njoftuan mbështetjen e tyre për Presidentin Martín Vizcarra.



