Minimumi jetik në Shqipëri vijon të mos jetë i rregulluar me ligj. Pas Lëvizjes Bashkë, një tjetër projektligj do të çojë në Kuvend edhe grupimi i Gazmend Bardhit.
Deputeti Xhelal Mziu thotë për MCN se nuk është vonë për tu miratuar, por paralajmëron se është mazhoranca ajo që nuk e do këtë ligj.
Ndërsa kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka siguron se do të shkojë për konsultim.



