Alergjitë nga poleni/ Veterinere Mebelli: Ja si të kuptoni që qenushi juaj po kalon një alergji stinore

Alergjitë nga poleni/ Veterinere Mebelli: Ja si të kuptoni që qenushi juaj po kalon një alergji stinore

Alergjitë tek qentë janë të ngjashme me ato te njerëzit - një reagim i tepruar i sistemit imunitar ndaj substancave të huaja. Qentë mund të vuajnë nga lloje të ndryshme alergjish, ashtu si njerëzit.

Veterineria Ornela Mebelli, për shikuesit “Zgjohu për MCN”, sqaron se alergjitë tek qentë shpesh manifestohen përmes kruajtjes ose lëpirjes së shpeshtë. 

Sikurse edhe njerëzit që kanë alergji këtë periudhë edhe qenushët dhe macet vuajnë nga këto lloj alergjish. Si mund ti dallojmë alergjitë nga patologjitë e tjera, një nga format e alergjive janë të kruajturit të tepërta ose ekstensive të qenushave.

Si mund ta ndihmojmë ne në këtë proces, është që ne ti trajtojmë antiparazitar për të eliminuar shkaktarët e parazitëve dhe në rastese ne shikojmë që të kruajturit nuk ulen do tu drejtohemi veterinerit për të marrë tableta ose trajtimin kundër alergjive për t ë tejkaluar këtë sezon.

Gjatë kësaj periudhë shohim se qenushat fillojnë të lëpijnë në mënyrë të pakontrolluar putrat e tyre.

Dhe kjo sjell në irritim të pakontrolluar të lëkurës së tyre, në një pjesë të qimes dhe shikojnë se atë pjesë ku është lëpirë më shumë fillon edhe rënia e qimes, një skuqje dhe mund të kuptojmë fare mirë se kemi të bëjmë me një lloj alergjie, së cilës nuk i kuptojmë as shkakun. Në këtë moment duhet drejtuar veterinarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy