Skandali me ish-zyrtarin e FBI/ Rama shfaqet pas ditëve mungesë: Kujdes me këtë flamën gripale!

Skandali me ish-zyrtarin e FBI/ Rama shfaqet pas ditëve mungesë: Kujdes me këtë flamën gripale!

Pas disa ditësh mungese në daljet publike pas aferës me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video duke pirë kafe, ndërsa shkruan “Gati për disa politika të reja mbështetëse të qeverisë së shumicës, jo të disave”.

Ai uron fillimjavë të mbarë, ndërsa bën të ditur se ka kaluar një grip të rëndë.

Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë siç thonë tironsit.

Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time, sidomos me financat për politikat e reja mbështetëse.

Duke nisur nga pagat e reja minimalem, mbështetja për kategorinë e vecantë të skuadrave, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve, paga tjetër për pensionistët.

Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm dhe vihet re edhe në rritje të konsumit.

Pa diskutim që duhet akoma, sidomos me ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim, të cilët duhet të paguhen më shumë dhe sa më parë.

Së shpejti do t'i diskutojmë në qeveri, pastaj do t'i bëjmë më dije këto politika të qeverisë që është një qeveri e shumicës dhe jo e disave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy