Tare fiton çmimin menaxheri më i mirë sportiv në Itali

Tare fiton çmimin menaxheri më i mirë sportiv në Itali

Igli Tare është shpallur menaxheri më i mirë sportive në Itali, pas një votimi të organizuar nga TMW (Tuttomercatoweb).

Shqiptari Tare mori 34.99% të votave dhe la pas vetes menaxherë me emër si Fassone i Milanit, Ausilio i Interit apo Marotta i Juventusit.

Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit, Tare u tregua modest, teksa ndau këtë sukses edhe me trajnerin aktual të Lazios, Simone Inzaghin.

“Duhet t’i bëj komplimente të gjitha stafit tim. Me Simone Inzaghin punojmë bashkë që prej 12 vitesh. Ai u rrit te të rinjtë e Lazios dhe tani po aplikon një futboll shumë të bukur, duke marrë edhe rezultate të mira. Janë pikërisht rezultatet dhe loja e mirë, ato që nxjerrin në pah edhe punën time, ndaj dua të falënderoj edhe Inzaghin”, tha Igli Tare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy