Kundër amnistisë, pasaportave të arta dhe prokurimeve pa transparencë/ Santos me rezolutë kritike për Shqipërinë në PE

Kundër amnistisë, pasaportave të arta dhe prokurimeve pa transparencë/ Santos me rezolutë kritike për Shqipërinë në PE

Raportuesja e Shqipërisë për Parlamentin Europian, Isabel Santos, ka hartuar një rezolutë shumë kritike kundër vendit, duke kritikuar planet për pasaportën e artë dhe mungesën e transparencës në konkurrencë dhe prokurimet publike, apo progresin e paktë në liritë themelore. Euroactiv raporton se rezoluta e Santos pritet t'i nënshtrohet procedurave parlamentare në javët e ardhshme.

“Parlamenti Europian shpreh shqetësimin për mungesën e progresit në arritjen e transparencës institucionale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë liderët politikë në krijimin e një mjedisi favorizues për këto liri”, thuhet në projekt-rezolutën.

Në temën e medias, ai gjithashtu bën thirrje për “masa të menjëhershme” kundër ndikimit politik, strukturës ekonomike të shtypit dhe frikësimit të gazetarëve.

Në raportin e fundit të progresit të Komisionit, Shqipëria u shënua se nuk po bënte “asnjë përparim” në lirinë e medias, me shqetësimet kryesore që lidhen me presionin ndaj punonjësve të medias, financimin dhe transparencën.

Projekt-rezoluta gjithashtu “shpreh shqetësim” për aspekte të projektligjit për amnistinë fiskale dhe skemës së propozuar të pasaportave në këmbim të investimeve dhe i konsideron këto aspekte “të papajtueshme me normat e BE-së dhe politikën e vizave”.

Planet për t'i shitur shtetësinë shqiptare investitorëve të pasur të vendeve të treta u zbuluan për herë të parë nga Exit në 2019. Pavarësisht kundërshtimit nga BE, qeveria ka thënë se do të vazhdojë me planin. 

Malta, Qiproja dhe Bullgaria kishin të gjitha skema të ngjashme, me dy të fundit që i hoqën ato për shkak të shqetësimeve të BE-së. Mbetet vetëm Malta dhe përballet me procedura ligjore në gjykatat e BE-së.

Rezoluta prek edhe temën e çështjeve të pazgjidhura nga qeverisja totalitare komuniste pothuajse 50-vjeçare, e cila përfundoi në vitin 1991. Dosjet e Sigurimit të Shtetit mbeten të mbyllura pavarësisht kërkesave të shoqërisë civile dhe politikanëve nga të dyja palët.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy