"Beccheti", Ivi Kaso: Episodi  i publikuar nga MCN, bazë për padinë në SPAK (VIDEO)

"Beccheti", Ivi Kaso: Episodi i publikuar nga MCN, bazë për padinë në SPAK (VIDEO)

Vendimi i gjykatës së arbitrazhit, i publikuar ekskluzivisht nga MCN lidhur me çështjen Beketi, ishte bazë për padinë që Partia Demokratike depozitoi në SPAK.  

Një ditë pasi dorëzoi kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme, sekretari për për çështjet zgjedhore Ivi Kaso tha në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN se edhe objekti i padisë ishin pikërisht konkluzionet e arbitrazhit për rolin e kryeministrit, sekretarit të përgjithshëm Agaçi dhe të tjerë personave të impplikuar që përmenden në dosje. 

I pyetur nëse selia blu disponon vendimin e plotë të arbitrazhit, Kaso tha se maja e ajsbergut për të cilën foli edhe kryetari Basha mund të çojë para drejtësisë të tjerë persona.

Kaso shpjegon edhe ligjin e paralajmëruar nga kreu i opozitës për atë që njihet si ‘kalimi i përgjegjësisë financiare për një dëm të shkaktuar interesit publik si përgjegjësi personale e individëve që e kryejnë".

Në padinë e depoztuar në SPAK kryeministri Edi Rama, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe ish-drejtues të Top Channel akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe moskallëezim krimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy