Kosova regjistroi të shtunën 3205 raste të reja me Covid. Shifrat rekord, sipas mjekut infektolog, Hamdi Ramadani, janë si pasojë e dy faktorëve: mbërritjes së emigrantëve para festave dhe mosrespektimi i masave.
“Ardhja e emigrantëve para vitit të ri, tubimet në restorante përkundër masave kufizuese bënë që shifrat të rriten. Qytetarët nuk i respektuan masat, por as autoritetet nuk i ushtruan kontrollet në mënyrë rigoroze”, tha ai në një lidhje Skype me studion e lajmeve në MCN TV.



