Pesë muaj më para Operacioni “Filiali” i Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Durrësit nis me dyshimet e një vjedhje në afro 700 milion lekë. Por askush do e mendonte se ky hetim do të shtrihej ndër vite, në kohë, në disa episode dhe duke prekur jo vetëm një zë të arkëtimeve të postës.
Nga pensionet, dyshimet janë tek arkëtimet për pagesat e kadastrës e jo vetëm. Pjesë e këtij hetimi sot është edhe deputetja e PS për qarkun Durrës, znj. Etleva Budini.
Po përse është shtrirë hetimi edhe tek znj.Budini?
Sipas informacioneve të siguruara nga emisioni “FactCheck” në MCN, ajo është ish drejtuesja e Postës përpara se ky filial të drejtohesh nga Elisabeta Mataj.
Ishte Prokuroria e Durrësit e cila me zgjerimin e hetimeve ku u përfshi emri i deputetes shpalli moskompetencën.
Burime nga grupi hetimor sqaruan për “FactCheck” se dyshohet që shuma e munguar në periudhën kur posta është drejtuar nga deputetja, arrin në 3.6 milionë euro.
Këto para i përkasin aplikimeve për zërin e llogarisë, tarifa shërbime për ASHK. Ku qytetarë të ndryshëm kanë paguar tarifat në postë për shërbimet e marra.
Aktualisht kjo çështje është shortuar nga SPAK dhe BKH ka nisur punën për sekuestrimet e dokumenteve në terren, ndërsa për Elisabeta Mataj bashkëshortin e saj dhe zyrtarët e dyshuar pritet që masat e sigurisë të rivlerësohen nga Prokuroria e Posaçme.
