"Plazh"mbi lungomaren e Durrësit/ 30 metra rërë kthehen në beton

"Plazh"mbi lungomaren e Durrësit/ 30 metra rërë kthehen në beton

Rëra e plazhit të Durrësit që ka tërhequr ndërvite aq shumë turistë për vetitë e saja kurative, ‘’po varroset’’ nën betonin e lungomares që po ndërtohet në plazhin e Durresit.

Projekti nis nga Kavalishenca e përfundon tek Ura e Dajlanit, edhe pse punimet nuk kanë avancuar ende deri atje.

Ndër vite ky plazh ka patur probleme me hapësirat e lira për plazh publik dhe mbipopullimin nga turistët gjatë muajve korrik dhe gusht. Tani që hapsira ranore është zvogëluar shumë më tepër, pritet që ky problem të jetë më prezent. Pronarë hotelesh e biznesesh që i kanë paguar taksat bashkisë për të vendosur shezlong përballë bizneseve të tyre shprehen të shqetësuar për betonizimin që po i bëhet plazhit. Për " Xhadat" ata u shprehën se taksat nuk u janë ulur, edhe pse hapësira ranore iu është zvogëluar.

E pyetur në lidhje me zvogëlimin e hapsirës ranore Bashkia Durrës tha se gjerësia e saj është 12-15 metra, ndërkohë që nga matjet e gazetarit të emisionit "Xhadat"në disa pjesë ajo shkon më shumë se 30 metra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy