Ndryshoni planet në fundjavë, priten reshje shiu dhe stuhi (VIDEO)

Ndryshoni planet në fundjavë, priten reshje shiu dhe stuhi (VIDEO)

Pas një jave me temperatura ekstremisht të larta si pasojë e masave ajrore tepër të nxehta sahariane, në këtë fundjavë priten ndryshime të kushteve atmosferike.

Duke nisur nga dita e shtunë, gradualisht do të kemi tërheqjen e masave ajrore të nxehta, ndërsa të dielën nga Ballkani veriror do të afrohet një front i ftohtë, i cili do të sjellë një sistem me vranësira të shoqëruara me reshje shiu në zonat malore pjesërisht dhe në zonat e ulëta reshjet do të jenë në formën e rrebeshëve dhe stuhive të izoluara. 

Në bregdet, në jug të vendit, do ketë reshje shiu dhe rrebeshe të forta. Nga reshjet e shiut do preken edhe zonat e bregdetit të Durrësit. Ndërsa zona e plazhit të Velipojes dhe Shëngjinit ditën e diel pritet që të mos preken nga moti i keq. 

Megjithatë, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në të gjithë vendin, duke u luhatur nga 22 gradë Celsius në zonat malore deri në 32 grade në zonat e ulëta dhe bregdet. 

Por në mesjavën tjetër pritet të afrohen sërish erërat e nxehta sahariane, me temperaturat që do të pësojnë rritje duke iu afruar vlerave deri në 37 gradë Celsius, duke zgjatur edhe përtej fundjavës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy